Lajme

Rakiq drejtuar Kurtit: Mos iu fol serbisht qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 01 August 2022

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se serbët e duan Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.“Edhe një natë pa gjumë për popullin serb, e tillë ka qenë ditët, muajt, vitet, por edhe dekadat e kaluara”, tha ai në një konferencë për media.

Ai falënderoi të gjithë ata që ishin në barrikada dhe tha se treguan se duan të qëndrojnë në vatrat e tyre.

“Për ta falënderuar komandantin e KFOR-it, e kemi njoftuar se nuk ka qenë veprim, por reagim i serbëve ndaj lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Edhe mbrëmë kam dëgjuar të panumërta nga presidenti Vuçiq i cili bëri thirrje për paqe…Dua të falënderoj edhe popullin shqiptar (nga diaspora), aksioni nuk kishte për qëllim popullin shqiptar, ata e panë që dje kur ata nuk mund të vizitonin shtëpitë e tyre”, tha Rakiq, raporton Nova.rs.

-Advertisement-

Ai ka pasur edhe një mesazh për Kurtin duke i thënë shefit të qeverisë që mos t’iu drejtohet serbëve të Kosovës në gjuhën serbe.“Kurti të mos iu drejtohet serbëve në Kosovë serbisht, sepse mesazhi është i qartë, le të flasë në gjuhën e tij amtare”.

“Unë i them atij se serbët duan Asociacionin,” tha Rakiq, teska theksoi se zgjidhja e vetme është dialogu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera