”Raketat e NATO-s, për 5 minuta në Moskë”: S`ka paqe, Putin: Do ketë luftë!
Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 27 December 2021
Presidenti rus Vladimir Putin deklaronte se kishte në tryezë një sërë opsioknesh nëse Perëndimi dështon të përmbushë kërkesën e tij për garanci sigurie që pengojnë zgjerimin e NATO-s në Ukrainë.
Në fillim të këtij muaji, Moska paraqiti projekt-dokumentet e sigurisë duke kërkuar që aleanca t`i mohojë anëtarësimin e Ukrainës dhe vendeve të tjera ish-sovjetike dhe të anulojë dislokimet e saj ushtarake në Europën Qendrore dhe Lindore. Putin i ka kërkuar Perëndimit që të lëvizë shpejt për të përmbushur kërkesat, duke paralajmëruar se Moska do të duhet të marrë “masa ushtarako-teknike” nëse Perëndimi vazhdon kursin e tij “agresiv” “në pragun e shtëpisë sonë”.I pyetur se cila mund të jetë në mënyrë specifike përgjigja e Moskës, ai tha në komentet e transmetuara nga TV shtetëror rus të dielën se “mund të jetë e larmishme”, duke shtuar pa dyshim “do të varet nga propozimet që ekspertët tanë ushtarakë do të më paraqesin”.
Putin : Ne nuk kemi se ku të tërhiqemi. NATO-ja mund të zhvendosë në Ukrainë raketa që arrijnë në Moskë për 4 apo 5 minuta. Ata vetë na kanë shtyrë drejt një linje që s`e kalojmë dot. Na kanë çuar në pikën që ne të themi: Boll më!
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë refuzuar deri tani t’ia ofrojnë Rusisë atë lloj garancie për Ukrainën që dëshiron Putini, duke përmendur parimin e NATO-s se anëtarësimi është i hapur për çdo vend që kualifikohet. Ata ranë megjithatë dakord të nisin bisedimet e sigurisë me Rusinë muajin e ardhshëm për të diskutuar shqetësimet e saj. Putin tha se takimi me SHBA-në do të mbahet në Gjenevë. Paralelisht, negociata do të zhvillohen mes Rusisë dhe NATO-s dhe priten diskutime më të gjera nën kujdesin e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë./Tch
Të tjera
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...
-
42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplạgos me ạrmën ilegale në veturë
Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur. ...
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...