Lajme

Raketa e re bërthamore e Kim Jong-Un më e madhja ndonjëherë, do vriste 2.5 mln vetë në sekonda

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 12 October 2020

Kim Jong-Un ka tashmë raketën më të madhe bërthamore të prodhuar ndonjëherë e që mund të zhdukte çdo qytet të SHBA-së dhe të vriste 2.5 milionë persona brenda sekondash.

Ekspertët besojnë se raketa bërthamore e quajtur “Monstra” do të jetë e vështirë për t’u lokalizuar dhe shkatërruar.

Gjithashtu sipas tyre do të jetë e vështirë të prodhohet diçka që do mbrojë sulmin nga ajo.

-Advertisement-

Kim Jong Un shtangu botën me prezantimin e saj ditën e djeshme në ceremoninë e 75-vjetorit të Partisë së Punës në Penian.

Në paradë parakaluan 11 të tilla, ndërkohë që Kim Jong-Un i buzëqeshur në fytyrë përshëndeste parakalimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera