Rajoy kërkon të anulohet referendumi për pavarësi i Katalonjës

Autori: Gazeta inFokus
08:03 | 21 September 2017
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, u shfaq në televizionin kombëtar për t’iu bërë thirrje separatistëve të Katalonjës të braktisin planet për referendumin për pavarësi më 1 tetor.
Ai kërkoi nga qeveria e rajonit të heqë dorë nga “përshkallëzimi i radikalizmit dhe mosbindjes”.
Autoritetet spanjolle kanë bërë përpjekje të ndalin votimin, të cilin e konsiderojnë si të paligjshëm, duke konfiskuar materialet e votimit.
Kërkimet e policisë në Barcelonë, kryeqytetin e Katalonjës, kanë shkaktuar protesta masive në rrugë, të mërkurën.
Rreth 40,000 njerëz kanë bllokuar hyrjen në Ministrinë e Ekonomisë së Katalonjës, mbrëmë vonë.
Partitë separatiste që kontrollojnë Parlamentin e Katalonjës, kanë miratuar ligjin për referendum në fillim të këtij muaji, pasi me vite kanë kërkuar të drejtën për të mbajtur votim të lirë për vetëvendosje.
Duke folur nga rezidenca e tij zyrtare, Rajoy tha se “ka ende kohë për t’i shmangur të këqijat më të mëdha”, ndërsa u bëri thirrje liderëve katalanas të respektojnë ligjin.
Katalonja, një rajon i pasur me 7.5 milionë banorë në verilindje të Spanjës, ka gjuhën dhe kulturën e saj, por nuk njihet si komb i veçantë nga shteti spanjoll.

Të tjera
-
Ndërron jetë polici që u plagos në Kaçanik
Ka ndërruar jetë zyrtari policor M.Lika, që u plagos sonte në Kaçanik. ...
-
Kurti shtron darkë për sekretarin e Jashtëm britanik
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shtruar darkë për sekretarin e Jashtë...
-
Ky është polici që dyshohet se u gjuajt me armë në Kaçanik
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në qendër të Kaçanikut. Ak...
-
Të shtëna me armë në Kaçanik, plagoset rëndë një person
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në qendër të Kaçanikut. Burime...
-
Çitaku: PDK dhe VV nuk mund të bashkëqeverisin, kemi shumë dallime
Në ”Click” të RTV21 nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku si dhe deputetja e zg...
-
“Mesazhet” e LDK-së, tri të vërteta që duhet t’i dini sipas Lushaku-Sadriut
Kryetarja e Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas bisedave të k...
-
Çitaku: Nuk e kemi sulmuar asnjëherë LDK-në
Në ”Click” të RTV21 nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se PDK-ja nu...
-
Trump e përmendi si ambasadorin e mundshëm të SHBA-së në OKB, Richard Grenell mohon se do të pranojë këtë pozitë
Richard Grenell, i dërguari i presidentit Donald Trump për misionet speciale,...
-
Lutfi Haziri për bisedat e anëtarëve të kryesisë: Ata që i kanë futur duart në skema, s’janë të LDK’së
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është deklaruar për komunikimet e brendsh...
-
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy do ta vizitojë Kosovën
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, do të vizitojë Kos...
-
IPK-ja konfirmon se i dyshuari për aksidentimin e këmbësores në Qyshk, është një zyrtar policor
IPK-ja deklaron se është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me ...
-
Çitaku e konfirmon se PDK ka pasur takime me partitë opozitare
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se PDK-ja ka realizuar disa ...