Rajoni duhet rris bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë
Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 19 October 2018
Vendet e Ballkanit duhet ta rrisin bashkëpunimin e tyre në sektorin e bujqësisë, si në bartjen e njohurive rreth politikave dhe masave për bujqësi dhe zhvillim rural.
Po ashtu, këto vende duhet të vazhdojnë të shfrytëzojnë platformat ekzistuese rajonale të tilla, si Grupi Drejtues Rajonal për Evropën Juglindore, me qëllim të përmirësimit të zonave ekonomike, sociale dhe mjedisore të zonave rurale në BE.
Këto rekomandime kanë dalë pas përfundimit të Forumit të 18–të të Politikave Bujqësore (FPB) për Evropën Juglindore, i cili është mbajtur në Jahorinë të Bosnje dhe Hercegovinës, në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 160 përfaqësues të autoriteteve publike, civile dhe private, nga 15 vende të rajonit të Evropës Juglindore dhe jashtë saj.
Ndërkaq, delegacionin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës e kanë përfaqësuar, drejtori i departamentit të vreshtarisë dhe verëtarisë, Bekim Hoxha, si udhëheqës i delegacionit dhe këshilltari i ministrit, Dragan Petrovic.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Bujqësisë, ky forum dy ditor është organizuar nga Grupi Drejtues Rajonal për Evropën Juglindore (SËG) në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Me këtë rast, gjatë këtij forumi vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit të ardhshëm rajonal dhe reformave në fushën e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në procesin e afrimit të rajonit të Evropës Juglindore me Bashkimin Evropian.
Punimet në këtë forum janë zhvilluar në katër grupe, në të cilat është diskutuar zgjerimi i veprimtarive ekonomike në zonat rurale në Vendet e Evropës Juglindore (SEE) në dritën e orientimit të ri të politikës së para-pranimit të BE-së, për tregun e tokës dhe qasjen e fermave të vogla në tokë në EJL, për politikat agri për zgjerimin e zhvillimit rajonal rural në SEE, si dhe për shkëmbimin e praktikave të mira në sektorin e përpunimit të mishit në Ballkanin Perëndimor.
Të tjera
-
Ngjarjet e parapara për sot
Këto janë disa nga ngjarjet që janë paraparë për tu zhvilluar sot. Nënkrye...
-
Moti në Kosovë me vranësira
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe inte...
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...