Lajme

Rahoveci përballet edhe me vërshimet e breshërin

Autori: Gazeta inFokus 07:51 | 21 May 2020

Rrebeshet intensive, vërshimet dhe breshëri, sot pasdite përsëri kanë përfshirë komunën e Rahovecit.Zonat më të prekura nga breshëri janë Zaqishti, Retija, Hoça e Vogël, Brestoci, Nagaci dhe Krusha e Madhe.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka bërë të ditur se Krusha e Madhe aktualisht është duke u përballur edhe me vërshime, ku bashkë me drejtorin e bujqësisë, kryesuesin e Kuvendit Komunal, ekipet e emergjencave dhe bashkëqytetarë vullnetarë kanë dalë në terren.

“Nesër pritet të formohen komisione të veçanta të vlerësimit, pasi që dëmet më të mëdha janë në bujqësi e mbase edhe në amvisëri. Po bëjmë çka është e mundur si komunë, dhe pas vlerësimit të dëmeve, do të kërkojmë nga institucionet qendrore në Prishtinë përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve”, ka shkruar Latifi në Facebook.Disa nga zonat që janë në pjesët e rrafshta dhe si pasojë e kullimit të ujit nga disa pjesë kodrinore, janë prekur nga vërshimet edhe disa nga kulturat bujqësore e sipërfaqe jo të vogla janë dëmtuar e nën ujë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera