Lajme

Rahoveci nis rrënimin e objekteve të vjetra me rrezik për qytetarët (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 24 September 2018

Përmes projektit rrënimi i objekteve pa leje si dhe objekteve të vjetra, në përkujdesjen e drejtorisë së Inspeksionit të komunës së Rahovecit, ka nisur rrënimi i këtyre objekteve të cilët nga zyrtarët komunal, janë vlerësuar si objekte që paraqesin rrezik për qytetarë.

Ecurinë e projektit nga afër e kanë par sot, kryetari i komunës Smajl Latifi dhe drejtori i Inspeksionit Besnik Hoti.

Tutje sipas kumtesës për media, Besnik Hoti, drejtor i Drejtorisë për Inspeksion shprehet se fillimi i rrënimit të objekteve të vjetra të cilat paraqesin rrezik për qytetarë ka ardhur si rezultat i vlerësimit të bërë nga zyrtarët komunal dhe se kompania e kontraktuar nga komuna, është rrënuar objektit të vjetër të shkollës“ Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik dhe sot është bërë rrënimi i objektet të vjetër të shkollës së mesme dhe objektit të stacionit të policisë në fshatin Ratkoc.

-Advertisement-


Drejtori Hoti thotë se në ditët në vazhdim do të rrënohen objektet të tjera, që përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve dhe objekteve që paraqesin pengesë për zhvillimin infrastrukturor e urban në komunën e Rahovecit.


Qytetarët e kanë pritur mirë rrënimin e këtyre objekteve, duke thënë se rrënimi i objekteve të vjetra ka evituar rrezikun i cili ka ardhur nga këto objekte, pasi që në vazhdimësi ka lëvizje të qytetarëve afër këtyre objekteve. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera