Lajme

Rahoveci bëhet me shtab komunal për korrje-shirje

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 29 June 2017

Komuna e Rahovecit është bërë me shtab komunal për korrje-shirje. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate.

Gjeni të plotë komunikatën:

Që të mos ketë probleme në rrjedhën e korrje-shirjeve, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar vendimin për formimin e shtabit Komunal për korrje-shirje për vitin 2017. Shtabi Komunal ka për detyrë që të bëjë me përcjelljen e korrje-shirjeve në teren, në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit gjatë tërë fushatës deri në përfundim të saj.

-Advertisement-

Pika tre e vendimit, obligon shtabin Komunal që me kohë të njoftoj Kryetarin e Komunës si dhe personat tjerë kompetent, nga sfera e bujqësisë si dhe Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, me raport kohë pas kohe lidhur me rrjedhën e korrje-shirjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera