Lajme

Rahovec: Vjehrra dëbon nusen nga shtëpia, arrestohet

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 06 September 2022

Në Rahovec është arrestuar një grua, nën dyshimin se të hënën ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e djalit, me të cilën ishte në bashkëjetesë martesore.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia përmes raportit.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se e njëjta me datën e lartcekur e ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e djalit, viktimën femër kosovare, me të cilën ishte në bashkëjetesë martesore. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin  e policisë.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy