Lajme

Rahovec: Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 05 Shkurt 2024

Dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar.

Rasti ka ndodhur të shtunën në Rahovec, në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, rreth orës 10:00.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

-Advertisement-

Elezaj tha se ata u lënduan derisa ishin duke punuar në ndërtimin e një shtëpie.

Ai shtoi se ngjarja ka ndodhur si pasojë e shkëputjes së vinçit nga pllaka.

“Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, tha ajo.

Rasti është hapur nga policia dhe po cilësohet si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse”.

Raportohet se njëri nga punëtorët pësoi lëndime me të rënda dhe u dërgua për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy