Lajme

Rahovec/ I digjet shtëpia, pronari s’ka ide si ndodhi kjo

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 25 April 2022

Gjithçka çka pati brenda në shtëpi, të dielën, u shkatërrua nga flakët. Disa nga gjërat që ishin brenda shtëpisë, Faton Rexha nga Rahoveci i hodhi në përroskë e të tjerat i la në oborr që më pas t’i lajë e t’i kthejë në shtëpi nëse mund t’i përdorë.

Rexhës iu dogj shtëpia pasditen e së dielës, duke e lënë pa strehim atë me gruan e dy fëmijët.

Arsyet se si ndodhi nuk i di as policia, për të cilën është duke hetuar.

-Advertisement-

Krejt çka kërkon kryefamiljari është një vizitë për ndihmë nga komuna, ndryshe për pak ditë thotë se do të detyrohet të fle në objektin e djegur, i cili ka mbetur pa orendi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera