Lajme

Rafuna për largimet e punëtorëve: Do të kthehen gjatë majit, qershorit

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 05 January 2024

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se për shkak të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, Kosova ka humbur 300 milionë euro.

Sipas tij masat evropiane kanë shkaktuar dëme në dy aspekte.

“E para është material, rreth 300 milionë eurp projekte që nuk janë zbatuar e që janë bllokuar prej kohësh. Këto janë projekte kapitale të cilat kanë ndikim direkt tek kompanitë”, ka thënë Rafuna.

-Advertisement-

“E dyta është imazhi. Nuk është pamje e mirë kur vendi është nën masa për shkak të investitorëve të huaj”.

Për Zërin e Amerikës ia veçan ka folur për brengën e largimit të punëtorëve pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave, përcjell KlanKosova.tv.

“Është e vërtetë që në vendin tonë, sikurse në të tjerat, largimet do të jenë të vërejtshme në gjatë muajt e parë, por mendojë se ndërmarrësit presin që ketë njerëz të kthehen në maj, qershor, pasi që do të shohin se nuk është gjithçka siç duket nëpër filma”.

Rafuna ka shpalosur kërkesa për qeverinë, përfshirë reformat në politikën fiskale që lidhen me TVSH-në dhe taksat doganore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera