Lajme

Rafuna nga Mramori: Gollaku, gjithmonë ka qenë i LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 30 January 2025

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 45, Jeta Rafuna ka ndarë pamje të takimit të mbrëmshëm në Mramor, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se në Mramor ishte një organizim tjëtër fantastik, me plotë energji, mbështetje e besim për ndryshim.

Ajo theksoi mbështjetjen e qytetarëve duke thënë se rikthimi i madh politik po ndodh tani.

-Advertisement-

“Në Mramor, në një tjetër organizim fantastik, përplot energji, mbështetje e besim për ndryshim.

Gollaku gjithmonë ka qenë i LDK-së, e rikthimi i madh politik po ndodh tani në çdo fshat të Gollakut, ashtu si çdo kund në Kosovë, e Mramori na e deshmoi më së miri mbrëmë rikthimin e LDK-së së lavdishme.  Nga zemra ju faleminderit për mbështetjen tuaj”, ka shkruar Rafuna.

Ndryshe Jeta Rafuna kandidon për deputete me numrin 45 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga LDK./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera