Rafuna: Marsi afati i fundit për miratim të buxhetit, nga prilli s’mund të realizohen pagesat
Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 07 December 2019
Qeveria e Kosovës gjatë muajit mars e ka afatin e fundit të dërgojë projektbuxhetin për vitin 2020 në Kuvendin e Kosovës për miratim.
Në të kundërtën në muajin prill nuk do të mund të bëhet asnjë pagesë, përfshirë edhe pagat, mëditjet dhe mallrat e shërbimet.
Lulëzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, thotë se pavarësisht a miratohet këtë vit buxheti apo jo, gjatë muajit janar dhe shkurt nuk do të ketë probleme financiare, pasi që Ligji për Menaxhimin e Financave Publike ua mundëson shfrytëzimin e buxhetit paraprak, pra atë të vitit 2019.
“Ligji për Menaxhimin e Financave Publike nuk ka paraparë ndonjë afat ligjor se kur qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta aprovojë buxhetin. Ky Ligji e parasheh që deri më 31 tetor duhet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës, mirëpo në situatën të cilën gjendemi tani pas zgjedhjeve ne nuk kemi pasur as de-juro as de-fakto një Kuvend të Republikës së Kosovës ku kemi mundur ta dërgojmë buxhetin për vitin 2020. Mirëpo edhe në rast se nuk aprovohet sipas këtyre afateve prapë Ligji për Menaxhimin e Financave Publike e parasheh mundësinë që gjatë dy muajve të parë të vitit implementohet me përqindje të caktuar buxheti i vitit paraprak”, thotë ai.
Por nëse deri në muajin mars nuk do të institucione të reja, sipas Rafunës në muajin prill nuk do të ketë asnjë pagesë të brendshme. E kjo do të paraqiste problem të madh.
“Definitivisht është muaj mars kur duhet qeveria e ardhshme që ta dërgojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të aprovuar në rast se nuk duam të kemi ngecje në implementimin e projekteve qoftë ekzistuese, qoftë projekteve të reja. Kështu që deri në muajin shkurt nuk është ndonjë sfidë shumë e madhe, por jo ngecje që do të lë gjurmë”.
“Pra për muajin janar dhe shkurt nuk do të ketë asnjë problem, sfida do të na shfaqet në muajin mars, në rast se nuk do ta kemi kuvendin për arsye se në muaj mars mund ta vazhdojë implementimin e buxhetit paraprak vetëm Kuvendi i Republikës së Kosovës. Mirëpo në qoftë se deri atëherë nuk kemi qeveri muajin prill jo që do të kemi problem, por do të ndalen të gjitha pagesat e brendshme me përjashtim të pagesave të jashtme, të borxhit të huaj që e kemi obligim ta paguajmë. Ndërsa të gjitha pagesat e brendshme nuk do të kemi mundësi t’i kryejmë”, thotë ai pwr EO.
Vonimi i formimit të institucioneve shtetërore do të ndikojë edhe në shtyrjen e realizimit të projekteve kapitale.
“Edhe sikur të ish aprovuar buxheti i ri janë procedurat e prokurimit publik që pamundësojnë implementimin e projekteve të reja për shkak procedurave. Mirëpo e vetmja pengesë që do të shfaqet për organizatat buxhetore do të jetë shtyrja për 2 muaj e implementimit të procedurave të prokurimit për projektet e reja. Ndërsa sa i përket shpenzimeve rrjedhëse, siç janë pagat, mëditjet dhe të mallrave dhe shërbimeve, nuk do të jetë asnjë problem gjatë muajit janar, shkurt dhe eventualisht mars”, thotë Rafuna.
Të tjera
-
Qalaj: PDK-ja do ta udhëheqë vendin, do të ndalet ikja e të rinjve jashtë vendit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre ...
-
Studentët e Juridikut, të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi, Osmani: Sukses historik
Studentët kosovarë të Fakultetit Juridik kanë arritur sukses në garën botëror...
-
Tahiri: KEK ka 80 kontrata njëburimore në vlerë prej 102 milionë eurove
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka f...
-
Syla ironizon me Krakun: Po na bënë nervoz neve shqipfolësve
Gazetari Valon Syla ka ironizuar me një thënie që në rrjete sociale po i atri...
-
Serbët në Veri ankohen për faturat e energjisë elektrike
Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës në dy ditët e ...
-
Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill -detaje
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka publikuar agjendën zyrtare p...
-
Nga Enver Petrovci, këta janë aktorët shqiptarë që morën pjesë në filma propagandues serb
Filmat propagandues janë prodhimet kinematografike të krijuara për të përhapu...
-
Ish Presidenti i Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, diskuton për pavarësimin e Kosovës para studentëve të UNI – Universum International College
Është mbajtur ligjërata publike me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, ...
-
Rritet tensioni për çështjen e detit të Kinës Jugore
Kina nuk do t'i lejojë Filipinet të veprojnë të njëanshme për çështjen e Deti...
-
Zhdukja e mostrave në rastin Dehari, VV-ja sërish e pengon formimin Komisionit Hetimor Parlamentar
Lëvizja Vetëvendosje sërish ka kundërshtuar themelimin e Komisionit Hetimor P...
-
“Veç mos shaj najsen”: Mesazhi i Kusari-Lilës për deputetin e VV-së që tregon si kurdiset debati në Kuvend
Komunikimet ndërmjet deputetëve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes vazhdo...
-
I jepet lamtumira e fundit 48 vjeçares që u vr* të martën në gjuajtet me arm* në Kolovicë (PAMJE)
Sot është përcjellë për në banesën e fundit 48 vjeçarja e cila vdiq si pasojë...