Sport

Rafet Prekazi ka kritika të mëdha pas humbjes nga Izraeli

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 17 October 2018

Kosova U21 e ka mbyllur me humbje ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2019, pasi sonte në stadiumin “Ramat Gan” në Tel-Aviv është mposhtur nga Izraeli, me rezultat 3:0.

Ashtu sikurse në ndeshjen e parë në stadiumin “Adem Jashari”, edhe në ndeshjen e sotme, izraelitët shfrytëzuan rastet dhe në fund fituan me rezultat bindës.

Trajneri i Kosovës, Rafet Prekazi foli pas ndeshjes për faqen zyrtare të FFK-së. “Në pjesën e parë kemi luajtur dobët, sidomos na ka munguar loja kolektive dhe kjo na kushtoi me pësimin e dy golave. Në pjesën e dytë bëmë disa ndryshime dhe dolëm në lojën tonë, ashtu siç kemi luajtur në ndeshjet e tjera si kolektiv. Megjithatë, ne edhe pse krijuam disa raste nuk arritëm t’i shfrytëzojmë, derisa izraelitët ashtu sikurse në Mitrovicë i konkretizuan rastet që iu ofruan. Gjithsesi lojtarët duhet ta kenë parasysh se lojën individuale nuk e lejoj në kombëtare. Tash do të kemi edhe ndryshimin e gjeneratës dhe disa prej lojtarëve që e bartën barrën kryesore në këtë cikël kualifikues nuk do të jenë më me ne. Sidoqoftë, mendoj se në përgjithësi në këtë cikël kualifikues kemi lënë përshtypje të mirë”, deklaroi Rafet Prekazi.

-Advertisement-

Kosovës i mbyll kualifikimet në vendin e pestë (i parafundit) me dhjetë pikë të grumbulluara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera