Sport

Rafael Nadal nuk do të marr pjesë në grand slamin US Open, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 04 August 2020

Njeri prej tenisierëve më të mirë në botë, Rafael Nadal nuk do të marr pjesë në grand slamin US Open, i cili do të zhvillohet në fund të muajit gusht, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka konfirmuar vet tenisti spanjoll, i cili ka zbuluar se frika nga koronavirusi e ka shtyrë të tërhiqet nga pjesëmarrja në këtë garë.

“Pasi kam menduar shumë, kam vendosur të mos luaj në US Open këtë vit. Gjendja është shumë e komplikuar në gjithë botën, rastet me Covid-19 po rriten, dhe duket se ne nuk e kemi nën kontroll këtë virus”, shkroi Nadal në Twitter.

-Advertisement-

Kujtojmë se përveç Nadalit, në këtë grand slam nuk do të marrë pjesë as zvicerani, Roger Federer, i cili është operuar dhe nuk do të mund të luaj deri në fillim të vitit tjetër./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera