Lajme

Radojiçiç heq dorë nga pronësia e kompanive në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 10 October 2023

Terroristi Millan Radojiçiç, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Bansjkë të Zveçanit, ka hequr dorë nga pronësia e 6 kompanive të cilët operojnë në Serbi.

Siç po raportojnë mediat serbe, Radojiçiç ka transferuar 40 për qind të pjesës së tij të kompanisë ndërtimore “Inkop” partnerëve të tij të biznesit, Zvonko dhe Zarko Veselinoviç-it.

Radojiçiç pas këtij vendimi automatikisht pushoi së qeni bashkëpronar në pesë kompani të tjera – “Dolly Bell Novi Beograd” (aktivitete hotelesh dhe akomodime të ngjashme), “Novi Pazar – Put” (e regjistruar për ndërtimin e rrugëve dhe autostradave), “Betonjerka Aleksinac” (merret me prodhimin e shtyllave të betonit, nënstacioneve dhe elementeve mbështetëse për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të energjisë), “VelmorTrans plus Cuprija” (e regjistruar për transport tokësor urban dhe periferik të udhëtarëve ), por edhe “Road Construction Rozaja” në Mal të Zi (kompani bijë e kompanisë Novi Pazar – Put).

-Advertisement-

Pjesën prej 40 për qind të Radojiçiç-it pas daljes nga pronësia, e kanë ndaë dy pronarët e mbetur – vëllezërit Veselinoviç.

Kësisojë, Zvonko Veselinoviç tani zotëron 60 për qind të pronës së kompanisë “Inkop”, në vend të 40 për qind sa kishte më parë.

Ndërsa Zharko Veselinoviq zotëron 40 për qind, në vend të 20 për qind sa kishte më parë.

Gjatë vitit 2022, “Inkop”, së bashku me filialet e tij, ka realizuar të hyra nga biznesi rreth 85 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera