Lajme

Radojeviq: E lëshuam një pjesë të rrugës, që të kaloj KFOR-i

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 02 October 2021

Kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radjoeviq, ka treguar se në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel, sot kanë filluar lëshimin e një korsie të rrugës në mënyrë që KFOR-it të kalojë dhe të pozicionohet

“…ata filluan me lëshimin e një korsie në mënyrë që njësitë e KFOR -it të kalojnë dhe të marrin pozicionin”, ka deklaruar Radojeviq.

Sipas Radojevicit, pas një veprimi të tillë, duhet që të fillojë tërheqjen njësia speciale e Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

“Ju mund të shihni vetë një numër të madh të ushtarëve të KFOR-it, ne presim që gjithçka të shkojë pa probleme dhe në përputhje me marrëveshjen dhe pa asnjë problem”, ka thënë Radojeviq për Kosovo Online.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, barrikaduesit dhe njësitë specicale të Policisë dhe Kosovës do të tërhiqen paralelisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera