Lajme

Radoiçiq dërgohet në Pallatin e Drejtësisë në Beograd për t’u marrë në pyetje: Pritet të dëshmojë për sulmin terrorist

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 03 October 2023

Milan Radoiçiq, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës, është arrestuar sot. Ai është dërguar në Pallatin e Drejtësisë, ku ndodhet Prokuroria e Lartë Publike dhe pritet të paraqesë mbrojtjen e tij për sulmin terrorist.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë sot më herët ka njoftuar se Radoiçiqit i është hequr liria dhe se i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.

Siç thuhet në komunikatën e MUP-it serb, i është bërë kontrolli i banesës dhe lokalit, pas së cilës është dërguar për t’u marrë në pyetje në objektin e Prokurorisë së Lartë Publike, ku ndodhet aktualisht.

-Advertisement-

Seanca ka filluar dhe supozohet se Radoiçiq do të merret në pyetje për rrethanat e sulmit terrorist në Banjskë, ku humbën jetën katër persona.

Radoiçiq të premten përmes avokatit të tij Goran Petronijeviq ka marrë përgjegjësinë për sulmin në fshatin Banjskë, ndërsa të nesërmen është marrë në pyetje në polici “si qytetar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera