Lajme

Radoica Radomiroviq jep dorëheqje nga partia e Nenad Rashiq, ankohet për pabarazi

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 21 September 2024

Zëvendësministri  i ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomoiroviq, ka dhënë dorëheqje nga partia “Iniciativa për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, që drejtohet nga ministri Nenad Rashiq.

Radomiroviq tha se vendimin e ka marrë shkaku i pabarazisë dhe jotransparencës, për të cilat tha se kanë sjellë krizë të madhe brenda partisë.

“Si një nga themeluesit e partisë, duhet ta dini se kursi i politikës sime nuk do të ndryshojë majtas apo djathtas, unë mbetem i fokusuar tek qytetarët që kanë nevojë për një jetë më të mirë dhe më të sigurt”, tha ai.

-Advertisement-

Tutje, ai tha pas shumë avokimeve për ruajtjen e unitetit të partisë, të gjithë anëtarët e partisë nga veriu i Kosovës janë larguar nga partia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera