Lajme

Radhë të gjata për t’u testuar në IKSHPK

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 18 January 2022

Ditëve të fundit në Kosovë rastet e reja me COVID-19 kanë kaluar në shifra alarmante, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo situatë ka ndikuar që të bëhen radhë të gjata për testim me COVID-19 në oborrin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Gazeta Infokus ka siguruar foto ku shihen një numër i madh i qytetarëve të cilët po presin rend për tu testuar.

-Advertisement-

Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 118 raste aktive me koronavirus dhe ende nuk është marrë ndonjë vendim për ashpërsim të masave./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera