Rozë

Racizëm në kinema

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 29 August 2017

Aktori britanik Ed Skrein është tërhequr nga roli i tij në filmin e ri “Hellboy” pas polemikave të mëdha që shkaktoi përzgjedhja e tij për interpretimin e një personazhi me origjinë aziatike.

Ylli i “Deadpool” u justifikua se nuk e dinte racën e majorit Ben Daimio kur pranoi të bëhej pjesë e kastit të përshtatjes së re të filmit vizatimor në ekran. Skrein ka vendosur të tërhiqet me qëllimin që roli t’i jepet dikujt tjetër, i cili të jetë më i duhuri për të.

Caktimi i 34-vjeçarit u pasua nga akuza te shumta se Hollivudi nuk po heq dorë nga praktika e tij e përzgjedhjes së aktorëve të bardhë në rolet e personave të racave të tjera. Që në 1961-shin, Mickey Rooney u detyrua të përdorte make-up të fortë të verdhë për portretizimin e baronit japonez I.Y.Yunioshi te “Breakfast at Tiffany’s”.

-Advertisement-

E njëjta metodë përdorej për rolet afrikano-amerikane, vetëm se në ngjyrë të errët. Një vit më parë, aktorja Zoe Saldana u gjend në mesin e një stuhie të opinionit publik për interpretimin e legjendës së muzikës “jazz”, Nina Simone në filmin biografik “Nina”.

Kritikët u lëshuan mbi Saldanën dhe ata që e kishin marrë këtë vendim, duke i treguar se në vend që ta lyenin 39-vjeçaren me krem pudër ngjyrë kafe, duhet të kishin zgjedhur një aktore me lëkurë vërtet të errët, e cila dhe t’i afrohej më shumë personazhit.

Tërheqja e Skrein është përshëndetur në rrjetet sociale përfshirë dhe nga individë që nuk ishin më përpara adhurues të tij. Faleminderit që po e bën këtë, shkruan njëri prej tyre, nga ky moment ke një fans më shumë në listë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera