Lajme

Raci: Zgjedhjet në veri janë të lira dhe demokratike

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 20 April 2023

Opinionisti Gazmir Raci ka thënë se zgjedhjet në katër komunat veriore të vendit janë të lira dhe demokratike.

Sipas tij, pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, serbët nuk kanë arsye të mos marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Natyrisht që zgjedhjet janë të lira dhe demokratike, sepse organizohen prej institucioneve që janë të lira dhe demokratike dhe e kanë mbështetjen e fortë të faktorit ndërkombëtar. Kur u shtynë për herë të parë zgjedhjet në veri ishte kërkesë eksplicite e faktorit ndërkombëtar që t’i jepet shans dialogut dhe marrëveshjes mbi planin franko-gjerman dhe Kosova e bëri hapin dhe vetë komuniteti ndërkombëtar insistoi që t’i jepet një mundësi marrëveshjes, dhe kemi një marrëveshje e cila pritej të kishte ndikim edhe në aspektin e zgjedhjeve”, tha Raci në Rubikon të Klan Kosovës.

-Advertisement-

Ai shtoi se vendimi për mos shtyrjen e zgjedhjeve të 23 prillit ishte i duhur.

“Kësaj radhe u bë mirë që shteti nuk u dorëzua dhe nuk bëri shtyrje të reja, sepse ne nuk mund të jemi peng i grupeve kriminale dhe veri dhe tekave të tyre se kur duan të hyjnë e të dalin”, tha Raci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera