Lajme

Raci: Vuçiq e Daçiq leni pallavrat, SHBA-të e BE-ja nuk lejojnë Republikë Srpska të dytë në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 20 March 2023

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se Vuçiq e Daçiq duhet t’i lënë pallavrat, pasi ata në vitin 2015 kanë nënshkruar një marrëveshje në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Asociacioni do të jetë vetëm sipas Kushtetutës, pa kompetenca ekzekutive.

Ai ka thënë se kjo po konfirmohet edhe në dokumentet e tanishme dhe se Kosova, SHBA-të dhe BE-ja nuk lejojnë një Republikë Srpska të dytë në Ballkan.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Vuçiq & Daçiq duhet ti lëjnë PALLAVRAT

Ata kanë nënshkruar në vitin 2015 që Qeveria e Kosovës do të miratojë një dekret të aplikueshëm drejtpërdrejtë, i cili do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

PRA kanë nënshkruar vetëm marrëveshje në përputhje me Kushtetuën e Republikës së Kosovës.

Që Asociacioni do të jetë vetëm sipas Kushtetutës, pra pa kompetenca ekzekutive e ka konfirmu edhe PL e BE-së Mogherini.

E njëjta po konfirmohet edhe me dokumentet e tanishme.

nuk lejojnë një Republika Srpska të dytë në Ballkan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera