Lajme

Raci: Nuk duhet që Kuvendi i Kosovës të bëhet si Kuvendi i Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 23 March 2023

Analisti politik, Gazmir Raci, deklaroi se nuk do që Kuvendi i Kosovës të bëhet si Kuvendi i Shqipërisë, duke iu referuar debatit të sotëm parlamentar lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Ai shtoi se pret që të vazhdojë debati deri në momentin kur të sqarohen të gjitha elementet që përfshin jo vetëm plani kryesor, por edhe aneksi.

“Debati i sotëm ishte goxha i mirë dhe do të duhej që mos të ndalej vetëm me sot dhe më pastaj nesër të vazhdojnë me diskutime tjera, përderisa kjo marrëveshje dhe ky aneks pritet të hyjnë në fazën e zbatimit dhe pastaj do të duhej që të gjitha komisionet që e prekin këtë marrëveshje që të ishin proaktiv në këtë drejtim”.

-Advertisement-

“Unë jam kundër gjuhës përtej parlamentarizmit. Nuk jam që Kuvendi i Kosovës të bëhet si Kuvendi i Shqipërisë. Kemi parë në të kaluarën në Kuvendin e Shqipërisë që përdoret gjuhë jo vetëm vulgare, por edhe deri në sharje dhe fyerje dhe përzierje edhe të familjeve”, deklaroi Raci në  emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Analisti politik po ashtu vlerësoi se për nga fjalori që u përdorë sot në Kuvend të Kosovës, atij i ngjasoi si parlamenti shqiptar, dhe se ai nuk është që ne të instalojmë një frymë të tillë të diskutimit.

“Na duhet debat cilësor që të sqarohet secili element, në mënyrë që jo vetëm qytetarët jashtë, por edhe vet ligjvënësit të mos kenë dilema se çka po na pret në vazhdim”, përfundoi Raci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera