Lajme

Raci: Ky është momenti i përshtatshëm që Kosova të aplikoj për statusin e vendit kandidat

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 13 December 2022

Analisti politik Gazmir Raci, vlerëson se tani është momenti i duhur që Kosova ta dërgojë aplikimin e vendit kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Raci, thotë se si procedurë në raste normale mund të zgjasë nga tre deri në pesë vite, njofton Klankosova.tv.

“Unë konsideroj se është momenti i përshtatshëm edhe për shkak të Ukrainës, që Kosova ta dërgojë aplikimin për statusin e vendit kandidat. Si procedurë në raste normale mund të zgjasë nga tre në pesë vite, ku Bashkimi Evropian mund të japë një mendim pozitiv”, ka thënë Raci.

-Advertisement-

“Unë besoj angazhimi jonë më i madh në dialogun e Brukselin do ta shtyjë edhe çështjen e statusit të kandidatit për Kosovën në Bashkimin Evropian. Edhe në MSA kemi pjesën e dialogut dhe në kuadër të zbatimit të MSA e kemi pasë kusht dialogun dhe progresin që na duhet ta arrijmë për ta arritur zbatimin e planit të MSA-së”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera