Raci jep detaje çfarë do të ndodhë në takimin Kurti-Vuçiq: Serbia do të detyrohet të bëjë këtë hap

Autori: Gazeta inFokus
11:24 | 27 February 2023
Analisti politik, Gazmir Raci, para takimit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksadër Vuçiq ka thënë se me marrëveshjen që pritet të nënshkruhet sot do të mbyllet përgjithmonë çështja e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Ai po ashtu në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se prej sot Serbia do të detyrohet që të njoh dhe të pranoj simbolet e Republikës së Kosovës, derisa do të jetësohet motoja e festimeve të 15 vjetorit të pavarësisë “Kosova shtet për jetë”.
“Duke qenë se dialogu kishte degraduar nga ai për fuqizimin e shtetit të Kosovës, kufijve, sovranitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në një dialog “Pazar” territoresh. Me marrëveshjen që pitet të arrihet sot mbyllet përgjithmonë çështja e integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Jetësohet moto e festimeve të 15 vjetorit të pavarësisë, “Kosova shtet për jetë”. Njohja de-facto në mes të dy shteteve arrin kulmin. Nga sot e tutje, përveç tjerash, Serbia detyrohet të njoh dhe pranoj simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës. Zyrat ndërlidhëse kthehen në Përfaqësi të shteteve respektive, sipas Konventës së Vjenës dhe Kosovës i hapet rruga për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Interpoli, UNESCO, Këshilli i Evropës, etj, do të jetësohen shumë shpejt, sidomos tash kur pozicioni ndërkombëtar rus është në nivelin më të ulët historik.”, ka thënë Raci për Infokus.
Ndryshe ka bërë të ditur se arritja kryesore në këtë drejtim është zhbllokimi i procesit
“Arritja kryesore në këtë drejtim është zhbllokimi i procesit. Që nga viti 2016 në dialogun e Brukselit nuk ka pasur asnjë zhvillim pozitiv, vetëm degradim dhe acarim të raporteve. Me këtë rast Republika e Kosovës dhe njeherë po jep kontributin e saj për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke u ridëshmuar partner i rëndësishëm i SHBA-ve dhe partnerëve perëndimor në Ballkan”, ka thënë mes të tjerash Raci.
Ndryshe sot kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksadër Vuciq pritet të zhvillojnë takimin e tyre të përbashkët me fillim nga ora 17:15./Gazeta Infokus/
Këto janë karakteristikat e propozimit evropian për të cilin takohen sot Kurti e Vuçiq

Të tjera
-
Hoxhaj: Kur Kurti tha se ka Asociacion vërtetoi mashtrimin që e ka bërë në 13 vitet e fundit
Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e djeshme të kryemini...
-
Sllovakia ia dërgon Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29
Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29, nga ...
-
Ambasadori amerikan në BE: E rëndësishme që Kosova ta zbatojë propozimin evropian
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian, Mark Gi...
-
Ambasadori Hill: Po bisedohet për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i komunave...
-
Hoti: Koalicioni Kurti-Osmani i mashtroi njerëzit, duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti thotë se qytetarët e Kosovës janë mashtruar ...
-
Abdixhiku, Kurtit: LDK është lumë vet dhe i fuqishëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryem...
-
Kuçi: Me protestë e kërkojmë dorëheqjen e Kurtit
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, sonte në emisionin “Rubikon” me Adriatik Ke...
-
Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka folur për situatën që është krijuar me...
-
Abdixhiku: Nuk e kam pritur që vjen dita të bëhen bashkë kundër meje e LDK-së Skender Hyseni dhe Albin Kurti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ish-zyrtarit të LDK-së,...
-
Gashi, Kurtit: Keni shkelur Zajednicën për të ndërtuar autonomi territoriale
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së e mori fjalën në seancën plenare të Kuve...
-
Raci: Nuk duhet që Kuvendi i Kosovës të bëhet si Kuvendi i Shqipërisë
Analisti politik, Gazmir Raci, deklaroi se nuk do që Kuvendi i Kosovës të bëh...
-
Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada
Banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën nuk u kthyen kah k...