Lajme

Ra nga ura, vdes një person në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 26 July 2023

Një person rreth 50 vjet ka vdekur sot pasi ka rënë nga një urë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë. 

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka njoftuar se hetuesit policorë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

-Advertisement-

“Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’  në  Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e urës ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50 vjeçar”, ka thënë Zahiti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera