“Ra nën 50 kg sa ishte në burg”, babai i Artan Zymberit flet 3 muaj pas vdekjes së djalit të tij në burgun e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus
22:36 | 02 March 2023
Vdekja e Artan Zymberit, shqiptarit nga Kosova me nënshtetësi norvegjeze, i cili u gjetë i vdekur në nëntor të vitit të kaluar në burgun e Mitrovicës së Sremit në Serbi, përveç mediave vendore ka marrë vëmendjen edhe të mediumit nga Norvegjia. Tre muaj pas rastit, TV2 i ka kushtuar një artikull të tërë mbi vdekjen e 28 vjeçarit.
Për këtë TV2 ka folur edhe babai i Artanit, Safet Zymberi, i cili thotë se i biri filloi ta humbasë vetën në burg, përveç ndryshimit në sjellje, ndryshoi edhe në fizik, humbjen drastike të peshës.
Familja e vizitoi Artanin disa herë në burgun e Serbisë. “Herën e parë ishte si zakonisht”, thotë babi, Safet Zymberi.
Artani thuhet se u shfaq më paranojak dhe nervoz. I frikësuar të fliste, ai shikonte prapa shpinës. Ai humbi peshë dhe sipas familjes së tij, djali i gjatë dhe dikur i fuqishëm peshonte më pak se 50 kilogramë para se të vdiste.
“Ai nuk ishte më i njëjti person”, thotë babai i tij.
Edhe e nëna e tij, Hasna Zymberi ka folur për të birin e saj, për mediumin norvegjez ka konfirmuar se shkon ta vizitojë çdo ditë djalin tek varrezat e Udland Haugesund.
“Qaj çdo ditë. Është kaq e padrejtë ajo që ka ndodhur me Artanin tim”, ka thënë e ëma e Artanit.
Nëna dhe familja e Artanit janë të bindur se djali i tyre u vra për shkak origjinës së tij.
“Emri i tij nuk është ‘John Pedersen’. Quhet Artan Zymberi. Ky është ndryshimi”, thotë nëna e tij.
Zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut. Ai pas vetës ka lënë edhe dy fëmijë.
Kujtojmë që, dy vjet më parë, Artan Zymberi u arrestua në Serbi pasi ishte nisur nga Kosova. Policët kufitarë besonin se ai kishte futur drogë.
Familja beson se ai u kap me tableta që i kishte për përdorim të vet, të cilat ishin të ligjshme në Kosovë. Gjithsesi, Artani u dënua me burg në prill 2021. Tre vjet e tetë muaj, larg shtëpisë.
Artikullin e plotë të TV2 e gjeni KËTU.

Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...