Qyteti ku ndalohet konsumimi i mishit
Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 06 November 2021
I njohur prej kohësh si një nga qytetet më të shenjta në botë, kryeqyteti shpirtëror i Indisë po josh gjithnjë e më shumë dashamirësit e kuzhinës teksa po shndërrohet në një parajsë vegjetariane.
Varanasi, qyteti i banuar që nga viti 1800 para Krishtit, është i njohur si vendi që mirëpret 1.2 miliardë hindu në botë. Megjithatë, përveç tempujve dhe vendeve të shenjta për të cilat vizitohet, Varanasi po bëhet i famshëm edhe për ushqimin unik vegjetarian.
Sipas besimit hindu vendas, Zoti Shiva ishte vegjetarian, ndaj si rrjedhojë dhe shumica e banorëve të Varanasit ndjekin një dietë të rreptë “sattvic” (vegjetariane të pastër). “Familja ime dhe unë kemi qenë vegjetarianë të pastër për breza me radhë. Ne refuzojmë të pimë edhe ujë në një shtëpi ku konsumohen produkte shtazore”, thotë për BBC një qytetar vendas.
Në një vend me popullsi 80% hindu dhe 20% vegjetariane, sigurisht që recetat pa mish janë ato që mbizotërojnë kudo. Por ajo që e bën kuzhinën vegjetariane të Varanasit kaq të veçantë është menuja sattvic që bazohet në rregullat e rrepta të vegjetarianizmit të përshkruara nga Dharma Sanatana, një formë absolute e hinduizmit. Kështu përveç mishit, ndalohen edhe disa produkte të tjera si p.sh. qepa dhe hudhra, të cilat besohet se rrisin zemërimin, agresionin dhe ankthin.
“Të ngrënit sattvic është thelbësore për ata që dëshirojnë të arrijnë jetën e amshueshme. Mishi, qepa dhe hudhra nxisin tendencat tamasike (e kundërta e sattvicit), duke e bërë të vështirë për njerëzit që të përqendrohen dhe të kenë gjykim të mirë”, thotë një besimtar hindu.
Tradicionalisht, shumë restorante në Varanas kanë shërbyer mish për t’u kujdesur për turistët perëndimorë dhe pelegrinët hindu jovegjetarianë, ndaj menutë sattvic kryesisht konsumoheshin në shtëpi. Por në vitin 2019, qeveria ndaloi shitjen dhe konsumimin e mishit brenda një rrezeje prej 250 metrash nga të gjithë tempujt dhe vendet e trashëgimisë kulturore./A2CNN
Të tjera
-
Hiqen vizat edhe me Tajlandën, në sa vende në botë mund të udhëtohet me pasaportë të Shqipërisë?
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka thënë se janë hequr vizat me ...
-
Osmani përkrah Distrinë në Lojërat Olimpike Paris 2024: Kampione, shkëlqe sërish, ngrite lart flamurin e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar fitore xhudistës...
-
Pejë: Miku rrah motrën dhe familjarët e dhëndrit, arrestohet
Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizik...
-
Regjistrimi i popullsisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare
Republika e Kosovës po vazhdon me procesin e regjistrimit të popullësisë, i c...
-
Dreka e zonjave dhe zotërinjve të parë në Paris, Prindon Sadriu merr pjesë në organizimin e Briggite Macron
Zotëriu i Parë Prindon Sadriu ka njoftuar se është ftuar për drekë nga Zonja ...
-
Ja sa gjatë po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
Pritjet për të hyrë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë po zgjasin deri në një...
-
Pejë/ Nëna me dy djemtë e rrahin babain e bëjnë për spital
Një person ka raportuar në polici ditën e djeshme se është sulmuar fizikisht ...
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...