Lajme

Qyteti kinez do t’i testojë për koronavirus brenda pesë ditëve nëntë milionë banorë

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 12 October 2020

Qyteti kinez Qingdao do ta testojë gjithë popullatën prej nëntë milionë banorëve për koronavirus për pesë ditë, shkruan BBC.

Testimi masiv vjen pasi dhjetëra raste me koronavirus janë lidhur te një spital që ka trajtuar pacientët të infektuar me virusin që vinin nga jashtë vendi.

Në maj, Kina e ka testuar gjithë qytetin Wuhan – shtëpi e 11 milionë banorëve dhe epiqendër e pandemisë COVID-19

-Advertisement-

Kina e ka vënë nën kontroll virusin. Është kontrast për dallim nga pjesa tjetër e botës ku rastet janë ende të shumta dhe po vazhdojnë kufizimet.

Në një postim të publikuar në platformën kineze të rrjeteve sociale Weibo, Komisioni i Shëndetësisë i Qingdaos ka thënë se janë zbuluar gjashtë raste të reja me koronavirus dhe gjashtë raste asimptomatike.

Të gjitha janë të lidhura me spitalin e njëjtë.

Autoritetet kineze tash kanë strategjinë e testimit masiv kur zbulohet një vatër e re e koronavirusit. Komisioni ka njoftuar për lansimin e programit testues në gjithë qytetin, me pesë qarqe brenda tri ditëve. Gjithë qyteti do të testohet për pesë ditë.

114.862 qytetarë – përfshirë stafin mjekësor dhe pacientët në spitalin e ri të qytetit – janë testuar tashmë për koronavirus dhe kanë rezultuar negativë. Është thënë se këto qendra të testimit do të jenë të hapura për qytetarët nga ora 07:00 deri në ora 23:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera