Qyteti i New York njofton anulimin e kontratave me Organizatën Trump
Autori: Gazeta inFokus 06:52 | 14 January 2021
New York , qyteti i lindjes së Presidentit amerikan Donald Trump, tha se do të anulojë të gjitha kontratat me organizatën e tij të biznesit për shkak të protestës së dhunshme të javës së kaluar në Kapitol.
“Qyteti i Nju Jorkut nuk do të ketë lidhje me ato veprime të pafalshme në asnjë mënyrë ose formë”, tha kryebashkiaku Bill de Blasio të mërkurën në një deklaratë zyrtare. De Blasio tha se ai ka filluar procesin e “ndërprerjes së të gjitha kontratave” për operimin e një karuseli dhe dy pistave të patinazhit në Parkun Qëndror që gjenerojnë rreth 17 milionë dollarë në vit në të ardhura për kompaninë e Presidentit Trump.
Djali i Presidentit, Eric Trump, denoncoi masën dhe tha se ajo do të sfidohej.
“Ky është një shembull tjetër i qartë i paaftësisë dhe shpërfilljes së fakteve nga kryebashkiaku de Blasio”, tha ai. “Qyteti i Nju Jorkut nuk ka të drejtë ligjore të ndërpresë kontratat tona dhe nëse e bëjnë këtë ata do të detyrohen të paguajnë Organizatën Trump 30 milionë dollarë. Kjo nuk është asgjë më shumë se diskriminim politik dhe ne planifikojmë ta luftojmë fuqishëm”.
Vendimi i zotit De Blasio është shembulli i fundit se si trazirat e 6 janarit nga mbështetësit e Presidentit Trump po ndikojnë negativisht në punët e biznesit të tij privat. Njoftimi erdhi tre ditë pasi Shoqata e Lojtarëve Profesionistë Amerikanë të Golfit votoi për të zhvendosur Kampionatin e Golfit PGA të vitit të ardhshëm jashtë fushës së golfit të Presidentit Trump në Nju Xhërsi.
Shopify më parë hoqi në platformat e saj në internet dyqanet që lidhen me bizneset e presidentin, ndërsa Twitter dhe platforma të tjera të mediave sociale i çaktivizuan llogaritë e tij. Më 6 janar, Trump u bëri thirrje mijëra mbështetësve që kishin ardhur në Uashington për protestën “Shpëtoni Amerikën” për të marshuar drejt ndërtesës së Kapitolit, ndërsa ligjvënësit kishin filluar të certifikonin zyrtarisht fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.
“Ju do të keni një president jolegjitim. Kjo është ajo që ju do të keni dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë”, tha Presidenti Trump në tubim. “Ne luftojmë fort dhe nëse nuk luftoni fortë, nuk do të keni më atdhe”. Duke marrë shkas nga komentet e presidentit, mijëra mbështetës të të tij marshuan drejt Kapitolit, ku kapërcyen barrikadat e policisë dhe u futën me forcë brenda ndërtesës. Gjashtë vetë vdiqën në përleshjet e javës së kaluar në Kapitol.
Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët pritet të miratojë një project-rezolutë për ngritjen e akuzave kundër Presidentit Trump të mërkurën për nxitje të protestës së dhunshme në Kapitol. Liz Chenney republikanja e tretë më e lartë në Dhomën e Përfaqësuesve, është ne mesin e një grupi ligjvënësish republikanë që kanë thënë se do të mbështesin ngritjen e akuzave për shkarkim të mundshëm të Presidentit Trump.
Nëse Dhoma e Përfaqësuesve ngre akuza kundër Presidentit Trump, ashtu siç tashmë pritet të ndodhë, kjo do të ishte hera e dytë që atë e pret ky fat. Presidenti Trump u ndesh me akuza për shkarkim për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 për abuzim të pushtetit dhe pengimit të drejtësisë për shkak të përpjekjeve të tij për të bindur presidentin e sapozgjedhur të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, që të hetonte demokratin Joe Biden dhe djalin e tij për të forcuar shanset e tij të rizgjedhjes më 2020. Në shkurt të vitit 2020 Senati e liroi atë nga akuzat, por këtë radhë nuk është e qartë se kur do të mund ta bënte gjyqin kundër tij./VOA
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...