Sport

Qyteti i Klinës pas 13 viteve rikthen KB “Dukagjini”

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 10 October 2018

Emra të njohur që kanë luajtur në klube të tjera, janë bashkuar për ta kthyer pas 13 viteve Klubin e Basketbollit “Dukagjini”.

Ata tashme kanë kompletuar ekipin e tyre dhe e kanë regjistruar në Federatën e Basketbollit të Kosovës, shkruan Infokus.
Kështu të shtunën do të zhvillojnë ndeshjen e parë në palestrën “Adem Jashari” në Klinë.

“Pas 13 viteve pa klub tani jemi rikthyer me një skuadër tepër të mirë. Kjo është pritur shumë mirë nga adhuruesit e këtij sporti në Klinë. Kemi marrë mbështetje dhe vlerësime të mira edhe nga Komuna por edhe nga bizneset e qytetit. Të shtunën e kemi lojën e parë në kundër KB Llapit nga ora 16:00, në palestrën “Adem Jashari” në Klinë. Besojmë në një fillim të mirë dhe të fuqishëm”, ka thënë për gazetën Infokus, lojtari i KB “Dukagjini”, Drin Metaj.

-Advertisement-

Ai ka treguar se trajner i Klubit është ish-lojtari i njohur i KB Peja, Fehmi Berisha.

Kthimin e Klubit të Basketbollit “Dukagjini” e kanë mirëpritur edhe adhuruesit e basketbollit të kësaj ane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera