Fokus

Qytetarja denoncon hotelet në Dhërmi: Ndërrova tre vende, kam paguar çmime të larta e përsëri plot parazit

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 27 July 2023

Një qytetare e Kosovës i është drejtuar Infokusit për të denoncuar hotelet në Dhërmi për çmimet e larta e kushtet dhe shërbimet e dobëta që ofrojnë.

Ajo ka dërguar edhe pamje të partnerit të saj ku shihet se shpina e tij është e gjitha me shenja për shkak të pickimeve nga mushkonjat.

Turistja nga Kosova e ka quajtur një zhgënjim total përvojën e saj në Dhërmi, duke thënë se ka ndërruar tre hotele dhe përsëri problemi i njejtë.

-Advertisement-

“Kjo asht përvoja e jonë në Dhërmi,  Bettwanzen Befall. Parazit si në mesjetë e çmimet tepër të larta. Ndërruam 3 Hotele, i njëjti problem. ZHGËNJIM TOTAL!”, ka thënë ajo në mesazhin për Infokusin.

Ndiqni pamjet:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera