Lajme

Qytetari-Ramës: Doja të lahesha për festë por nuk kam ujë, ju keni zoti Kryeministër ?

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 01 September 2017

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit me pamjet e xhamisë së Beqarëve në Berat.

Rama në faqen e tij në “Facebook” poston foton e xhamisë dhe i uron të gjithë duke thënë: “Mirëmëngjesi, dhe gëzuar Kurban Bajramin me këtë foto të Xhamisë së Beqarëve në Berat, një objekt i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore, ku po punohet intensivisht për restaurimin e saj, bashkë me Teqenë e Helvetive, Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë dhe Xhaminë e Pazarit në Gjirokastër ”.

Por të shumtë janë qytetarët të cilët i numërojnë problemet, një qytetare i kujton ngjarjen e tmerrshme të ditës së djeshme ku gjyqtarja mbeti i vdekur nga ish-bashkëshorti. E ndërsa një qytetar i kujton faktin që këtë mëngjes nuk kishte ujë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera