Lajme

Qytetari nga Klina ia kthen pronarit mijëra euro të humbura

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 14 December 2021

Një person ka raportuar në polici se në tregun e kafshëve në Klinë i kanë humbur një shumë e parave, shkruan Gazeta Infokus.

Policia menjëherë ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar ankuesin, i cili ka deklaruar se i kanë humbur dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë euro.

Dy qytetarë të cilët i kishin gjetur paratë e humbura në prezencën e Policisë ia kthejnë ankuesit te gjitha paratë në shumë prej dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2735) euro.

-Advertisement-

“Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarët për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera