Lajme

Qytetari në Pozheran e dorëzon në Polici çantën që e kishte gjetur, në të ishin 7500 euro

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 11 July 2024

Policia në Gjilan ka njoftuar se një qytetar e ka dorëzuar në polici një cantë që e kishte gjetur.

Në të ka pasur dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë prej 7500 euro.

Ajo i është kthyer pronarit.

-Advertisement-

 

 

Njoftimi i plotë:

Dorëzohet në Polici çanta e gjetur nga qytetari i ndërgjegjshëm

Gjilan, 11 korrik 2024

Sot me datën 11.07.2024 rreth orës 08:10 në Nënstacionin Policor në Pozheran një qytetar ka dorëzuar një qante të cilën e kishte gjetur. Në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme prej shtatëmijë e pesëqind (7500) euro.

Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur çantën dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është  kthyer çanta me dokumentet dhe paratë.

Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera