Lajme

Qytetari kërkon falje që e shpërndau rrenën se i arrestuari në MINT është dhëndërr i Bedri Hamzës

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 19 August 2023

Një qytetar me emrin, Qendrim Krasniqi, gjatë ditës së djeshme ka shpërndarë një informacion kinse njëri nga të arrestuarit në Ministrinë e Tregtisë, Irfan Lipovica, është dhëndërr i zyrtarit të lartë të PDK-së dhe kreut të Mitrovicës, Bedri Hamzës.

Një informacion i tillë u përhapë me të madhe në rrjete sociale dhe në disa media, gjë që ka nxitur reagimin dhe demantin nga Bedri Hamza, i cili ka sqaruar se një informacion i tillë është i pavërtetë.

Hamza në reagim ka thënë se nëse Qendrim Krasniqi nuk e tërheq një deklaratë të tillë dhe nëse nuk kërkon falje, atëherë do të ndjek rrugët ligjore, shkruan Express.

-Advertisement-

Krasniqi në një reagim të bërë para pak minutash, ka kërkuar falje për informacionin e rremë që ka shpërndarë, duke thënë se është ngutur dhe se i vjen keq për shkrimin e pa verifikuar që e ka bërë.

“Kerkoj falje per informacionin e gabuar ne nje postim timin per rastin e Irfan Lipovices.

Qe moti kam mendu se Valentina Hamza eshte mbesa e Bedri Hamzes sepse ne Ministri ajo ju ka referu me axha Bedri.

Prandaj, me vjen keq qe jam ngut dhe e kam ba postimin pa e verifiku afersine ne mes personave te apostrofum”, ka shkruar Qendrim Krasniqi në profilin e tij në facebook, ku edhe mund t’i vërehen disa fotografi në përkrahje të Vetëvendosjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera