Lajme

Qytetari ia çon lokacionin ministres Haxhiu e cila pritet ta denoncojë në Polici

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 06 September 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të hënën paralajmëroi se do ta raportojë në Policinë e Kosovës, një qytetar me emrin Korab Blakaj, i cili shkroi me anë të një statusi ironizues ndaj Haxhiut e cila tregoi një histori sesi një prind i ka shkuar në zyrë për t’ia treguar ngjarjen e tentim dhunimit të vajzës së tij 14 vjeçare.

Një ditë më pas, Blakaj i ka thënë Haxhiut se gjendet në Vjenë të Austrisë.

“Mos të mundohet shumë të më gjejë ,as mos t’i mundojë policët tanë të më kërkojnë!Jam në Vjenë. I gatshëm kurdoherë të fluturoj në drejtim të vendlindjës,mjafton të më informojnë 4/5 orë më herët”, shkroi ai në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera