Lajme

Qytetari e “denoncon” Kurtin: Erdhi me xhipa të zi në Kodrën e Trimave gjatë heshtjes zgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 14 November 2021

Kryeministrit Albin Kurti para pak çastesh ka shkuar në Kodrën e Trimave, që është lagjja më e madhe e kryeqytetit.

Eskorta e Kryeministrit Kurti është parë sot, në ditën e zgjedhjeve, në rrugën kryesore të lagjës Kodra e Trimave në Prishtinë.

Ndonëse është heshtje zgjedhore, shefi i Qeverisë shihet se është ndalur e rrethuar nga qytetarë të asaj lagjeje.

-Advertisement-

Në Prishtinë sot po mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Në balotazh nga zgjedhjet e 17 tetorit kanë shkuar Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryeministrit Kurti i ka rënë që dy ditët e fundit të fushatës të mos jetë në Kosovë, pasi mori pjesë në Samitin e Parisit. Sapo ka ateruar, të shtunën në ditën e heshtjes zgjedhore, Kryeministri Kurti ka shkuar në Podujëvë, e atje, bashkë me kandidatin për kryetar, Shpejtim Bulliqin, kanë dalë nëpër rrugët e qytetit, të ndjekur nga simpatizantë të partisë. Kjo vizitë e Kurtit ka nxitur reagime dhe është parë si shkelje e heshtjes zgjedhore.

Një qytetar i Kodrës së Trimave është revoltuar pas vizitës së Kurtit në këtë lagje. Ai thotë se autoritetet shtetërore i kanë shkuar në shtëpi, pasi kishte dy posterë të vendosur pranë lokalit të tij, ndërsa kryeministrit i vendit po e thyen heshtjen zgjedhore me vizitë dhe mbledhi atje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera