Lajme

Qytetari bën gjestin e ulët në mes të Prishtinës, me kazmë largon barrierat

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 16 September 2020

Një person u xhirua e iu publikua video teksa në mes të Prishtinës me kazmë largonte barrierat.

Këto ditë më parë u vendosën si masë mbrojtëse për shtegun e biçikletave, shkruan Gazeta Infokus.

Por, si duket këto që u vendosën në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen Dardania, nuk i pëlqyen fort këtij qytetari.

-Advertisement-

Për këtë ka shkruar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kjo bashkë me videon e publikuar.

“Pse more vlla? Çka po të pengon? Goxha ndërmarrje me gjet kazmën e me u mundu me prish diçka. A pe sheh që je në kamerë tash? A e din që është vepër penale kjo?”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera