Qytetarëve që iu bë shkelje në pagesat për viza gjermane do të rimbursohen
Autori: Gazeta inFokus
07:56 | 28 Prill 2023
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), gjatë muajve të fundit ka pranuar një numër të madh të ankesave nga konsumatorët, të cilët janë ankuar ndaj shërbimeve dhe pagesave të realizuara në llogari të operatorit ekonomik “VisaMetric” L.L.C në Prishtinë, në emër të shërbimeve për aplikim për Viza Schengen për të udhëtuar në Gjermani.
Inspektorati i Tregut në MINT ka shqyrtuar të gjitha ankesat e pranuara nga konsumatorët, ka inspektuar edhe operatorin ekonomik “VisaMetric” L.L.C në Prishtinë dhe ka trajtuar të gjitha ankesat e pranuara, duke vendosur në favor të konsumatorëve.
Inspektorati i Tregut në MINT ka bërë vizitë dhe është takuar edhe me drejtuesit e operatorit ekonomik “VisaMetric” L.L.C në Prishtinë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe ofrim të shërbimeve për konsumatorët, në pajtim me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, duke pranuar se do të bëjnë ri-mbursimin e konsumatorëve, që janë ankuar.
Për shkeljet e konstatuara, Inspektorati i Tregut ka ndërmarrë veprime konform ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës.
Duke marrë parasysh se mund të ketë numër të madh të qytetarëve/konsumatorëve që kërkojnë shërbime për aplikim për Viza Schengen te operatorët ekonomikë, e kur realizojnë edhe pagesa të cilat i konsiderojnë se mund të jenë të paarsyeshme apo edhe në rastet tjera që i vlerësojnë si shkelje të të drejtave të tyre, i inkurajojmë qytetarët që gjithherë të drejtohen në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
































