Lajme

Qytetarët testohen e vaksinohen edhe sot ndaj COVID në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 06 February 2022

Pavarësisht se është dietë e diele dhe për shumë kë ditë pushimi, në qendrat e testimit dhe vaksinimit për COVID-19 në Prishtinë kishte interesim. Punëtorët shëndetësorë që ishin në krye të detyrës po shërbenin njerëzit të cilët kishin ardhur në këto qendra.

Në pikën e testimit për COVID-19 në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Qendrën e Studentëve, që ndryshe nga një javë më herët, sot ishte më qetë. Këtë e konstatoi edhe një qytetar që kishte qenë aty për t’u testuar vet ndërsa sot ishte për fëmijët.

“Në kohën kur kam pritur unë, përkatësisht para një jave, ka qenë një radhë e madhe e pritjes për testim. Ndërsa për sot nuk ka pasur, kjo ndoshta edhe për shkak se është ditë vikendi. Ndërsa para një jave nuk ka pasur distancë, ka pas afër 30 persona, dhe një kolonë ishte 10 deri në 15 metra. Sot testimin e bëra për fëmijë, pavarësisht që nuk kishin simptoma, por vetëm për të larguar merakun”, tha Rexhaj.

-Advertisement-

Edhe Xhavit Bytyqi ishte për t’u testuar me testin e shpejtë antigjen pas shfaqjes së simptomave. Me gjithë rezultatin e mirë se ishte negativ, pati fjalë të mira edhe për mjekët në këtë qendër.

“Shumë në rregull ka shkuar, ishte një disiplinë e mirë, mjekët në gjendje gatishmërie. Ky është testimi i tretë që kam bërë, dhe dola negativ. I kam dy dozat e vaksinës, muajin korrik dhe gusht, pres të marrë edhe dozën e tretë, por për shkak të simptomave e kam shtyrë”, u shpreh Bytyqi.

Punëtorët shëndetësorë po kryenin punën e tyre edhe në qendrën e vaksinimit në kryeqytet. Afrim Deliu, që vet dozën e tretë para një jave dhe sot kishte sjellë të ëmën, apeloi që të qytetarët të vaksinohen.

“Dozën e tretë e kam mora javën e kaluar, dhe nuk më ka munduar edhe virusin e kemi kaluar para një viti. Sot kam sjellë edhe nënën për vaksinim, efektin nuk e dimë por padyshim që po mundohemi për të mirë. Unë gjithashtu kam edhe një apel, që të vaksinohen te gjithë, pasi që në momentin që vaksinohet e gjithë bota patjetër që edhe ne duhemi”, thotë Deliu.

Ragip Metolli thotë se marrja e vaksinimit është prioritet e sidomos tek të moshuarit, kjo për arsye të vështirësive që ata kanë.

“Marrja e vaksinës patjetër që është më mirë, e sidomos më të moshuarit kjo duke pasur parasysh vështirësitë që kanë, ndërsa të rinjtë kanë më shumë imunitet”, thotë Metolli.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.791.536 doza të vaksinës. Deri më sot 807.900 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 87.965 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera