Lajme

Qytetarët të zhgënjyer nga mos arritja e marrëveshjes VV-LDK (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 27 January 2020

Edhe takimi i sotëm VV-LDK ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje, shkruan gazeta inFokus.

Edhe pse partitë ikën nga mediat pas takimit, Lëvizja Vetëvendosje në një njoftim tregoi që nuk pati arritje të marrëveshjes dhe tregoi që të martën do të jetë takimi tjetër por kësaj radhe më ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

E çka mund të vërehet në këtë njoftim të VV-së janë qytetarët të cilët janë shprehur të zhgënjyer për mos arritjen e marrëveshjes.

-Advertisement-

Pothuajse të gjitha komentet në njoftimin e VV-së shprehin mllefin dhe zhgënjimin e qytetarëve.

Madje në disa nga komentet e tyre thuhet se këto dy parti nuk kanë pse marrin pjesë më në zgjedhje pasi që kanë humbur votat që sipas tyre kishin dikur./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera