Qytetarët të zhgënjyer me zvarritjet rreth formimit të Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 19 January 2020
Qytetarët shprehin zhgënjimin e tyre me zvarritjen e krijuar rreth formimit të Qeverisë së re të Kosovës.
Përmes një ankete të REL, ata thonë se dy partitë që po negociojnë rreth marrëveshjes për koalicion, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, po krijojnë vonesa të panevojshme.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë zhvilluar tetë takime, ku kanë diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës. Por, marrëveshja nuk është arritur.
Rina Cukaj, studente e Fakultetit të Filologjisë, dega e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës, thotë se do të ishte e mirëpritur një marrëveshje mes këtyre dy partive, në mënyrë që të formohet qeveria e re.
“Besoj se është maltretim për krejt popullin. Ne jemi studentë dhe ende nuk jemi në atë fazën, të themi të vendosmërisë, por ka njerëz që e kanë në pyetje vendin e punës dhe zvarritja ndikon te ta, apo diçka të ngjashme dhe kisha besuar që një zgjidhje sa më e shpejtë dhe pozitive do të ishte e mirëpritur për krejt qytetarët”, thotë ajo.
Edhe Betina Elezi, studente në Fakultetin Filologjik, thotë se po ndihet tejet e zhgënjyer me zvarritjen e arritjes së marrëveshjes.
“Sa i përket zvarritjes së formimit të qeverisë, mendoj që është një katastrofë e madhe për popullin, sepse ne gjithmonë jemi mësuar të zhgënjehemi prej politikanëve, por tash mendoj se u tejkalua gjithçka. Shpresoj që sa më shpejt të formohet qeveria dhe të funksionojë shteti, ashtu siç duhet”, thotë Betina Elezi.
Ndërkaq, Sali Gashi, jurist me profesion, i cili punon aktualisht në një kompani private në vend, thotë se i ka humbur shpresat tashmë se do të arrihet ndonjë marrëveshje për formimin e qeverisë së re nga dy partitë që po negociojnë.
“Si të mos jemi të zhgënjyer… Prej tyre po presim që ta formojnë qeverinë. Nuk pres të formohet qeveria, si përfundim, do të kemi vetëm zvarritje”, thekson Sali Gashi.
Zhvillimet politike, për disa nga qytetarët nuk janë atraktive, andaj edhe iu kushtojnë pak rëndësi.
Altin Kastrati, nga Prishtina, thotë se për aq sa po ka mundësi, i shmang temat politike.
“Të them të drejtën, po mundohem t’i iki kësaj teme sa më shumë, në mënyrë që të mos preokupohem. Do të doja të fokusohesha në punët e mia, merrem me dizajn grafik”, thotë ai.
Ndërkaq, Hafiz Demi, 35-vjeçar, i papunë, thotë se një shtet që nuk ka një qeveri funksionale ndikon dhe i prek të gjitha shtresat e popullatës.
“Normalisht, gjithë rininë na prek nëse jetojmë me një shtet pa qeveri. Rinia po e sheh që nuk ka asgjë nga ky vend dhe po e shohim se si të rinjtë ikin jashtë. Unë do t’u thosha politikanëve që sa më shpejt të merren vesh dhe këtë ta bëjnë për të mirën e popullit se me të vërtetë po ndihemi të zhgënjyer”, thekson Hafiz Demi.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, e përcjellë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Këto zgjedhje pasuan dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pasi që ai kishte marrë ftesë për intervistë në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.
Të tjera
-
SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj
Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 ...
-
Amerika do të dërgojë ndihma në Ukrainë këtë javë, thotë Biden
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë a...
-
Deri në ora 13:00 në Maqedoni të Veriut votuan mbi 26 për qind e votuesve
Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, Dimt...
-
MPB: Në një vendvotim në Shkup është hedhur bombë tymuese, janë fotografuar fletëvotime
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zg...
-
Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zy...
-
Pezullohet prifti ortodoks që udhëhoqi ceremoni në varrimin e Navalnyt
Prifti rus Dmitry Safronov është pezulluar për tre vjet, pasi e udhëhoqi një ...
-
Konfirmohet raportimi i Infokusit – Bordi i KEK-ut shkarkon përfundimisht Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit
Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka konfirmuar ...
-
Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në ...
-
11,06 % dalja e votuesve në Kumanovë deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve me të drejtë vote në Kumanovë ka qenë 1...
-
Abdixhiku kujton veprimtarin Ismet Rraci: Ai jeton brenda Lidhjes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Presidenti në gjyq, dita e 6-të/ Nga historitë rozë te goditja e kundërshtarëve dhe zgjedhjet e 2016, çfarë dëshmoi ish-bashkëpunëtori i Trump
NEW YORK – E marta filloi me një seancë dëgjimore mbi 10 shkeljet e supozuara...
-
Nesër në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi për vendimin e BQK-së për dinarin
Nesër në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vaz...