Qytetarët të mllefosur: Marrëveshja duhet të nënshkruhet, ndryshe s’ka efekt
Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 19 March 2023
Qytetarët u shprehën të mllefosur pas pajtueshmërisë së Kosovës dhe Serbisë në orët e vona të së shtunës mbi aneksin e zbatimit të planit evropian. Sipas tyre, mosgatishmëria e Serbisë për të nënshkruar nuk është shenjë e mirë.
Qytetarët deklaruan se Serbisë nuk i besohet në atë që thotë dhe potencuan se gjasat për ta vënë Kosovën në pozicion jo të mirë janë të mëdha.
Ata adresuan kritika edhe për politikanët. Sipas tyre, nuk kanë mjaftueshëm përvojë në këtë drejtim, pasi siç theksuan, nuk është dashur të pajtohen mbi aneksin e zbatimit të planit evropian pa pasur nënshkrim nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Qytetari Ajvaz Rama deklaroi për KosovaPress se Serbia nuk do t’i përmbahet planit të BE-së.
Ai akuzoi udhëheqësit e shtetit për zgjatjen e këtij procesi.
Edhe qytetari Hajrulla Gashi u shpreh pesimist në raport me zbatimin e planit të BE-së nga ana serbe. Ai tha se Serbia nuk do ta nënshkruajë kurrë atë.
Qytetari Janujz Dautaj tha se marrëveshja e lidhur me gojë duhet të nënshkruhet, përndryshe nuk ka efekt.
“Marrëveshja e lidhur me gojë duhet të nënshkruhet, përndryshe nuk ka efekt. Sepse, mund të mohojnë çfarë kanë thënë…06:00 Nuk i kam pa çfarë përmban (asociacioni i komunave me shumicë serbe), cilat janë kompetencat, shembull arsimi, shëndetësia e të tjera, dhe a parasheh pushtet ekzekutiv, sepse kjo është katastrofë, vaj halli për neve”, tha Dautaj.
Ndërsa, qytetari Rexhep Miftari u shpreh se Serbia gjithmonë do t’i ikë atij nënshkrimi. Sipas tij, Serbia do vetëm përfitim nga Kosova.
Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut 12 orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, ai ka thënë se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar të njëjtin. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...