Lajme

Qytetarët solidarizohen me Adriana Matoshin

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 30 November 2021

Për nder të aktores Adriana Matoshi, sot në orën 12:00 u organizua ecja në sheshet e kryeqytetit.

Qytetarë të shumtë dolën në shesh për t’u zolidarizuara me Matoshin e cila u diagnostikua përsëri me tumor.

Në organizimin për Matoshin morri pjesë edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

-Advertisement-

Ajo me këtë rast tha se ka vendosur të solidarizohet me Matoshin të cilën e ka mike.

Ajo është shprehur se beson në fuqinë e saj.

“Unë u jam bashku disa njerëzve të mi qe sot kanë vendos të solidarizohen me ballafaqimin me të cilin po përballet mikja e kolegia po edhe një grua e zonja e Kosovës”, ka thënë ajo.

Kujtojmë që Matoshi dje përmes një shkrimi në rrjetin e saj social Facebook bëri të ditur se pas 9 vjetëve, i është rikthyer tumori në kokë. Ajo tregoi se ditën e nesërme do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera