Lajme

Qytetarët shpërthejnë kundër Kosnett

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 25 March 2020

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett gjatë ditës së djeshme tha se është “i kënaqur” që Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Ambasadori Konsett tha se është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të repsketojnë Kushtetutën e vendit.

Por, kjo deklaratë e ambasadorit amerikan në Kosovë, nuk iu ka pëlqyer qytetarëve të cilet kanë shpërthyer në rrjetin social Facebook, ndaj ambasadorit pasi veprimi i tij po shihet si mbështetje ndaj mocionit për rrezimin e qeverisë në kohën kur bota po përballet me pandeminë e koronavirusit

-Advertisement-

Ne faqen zyrtare të gazetës dhe portalit Zeri i Amerikës ne Facebook, dhjetra e qindra qytetarë kanë shprehur pakënqësine e tyre kundrejt këtij vendimi, e vete faqja si duket ka vendosur që asnje nga komentet negative ndaj ambasadorit të mos i heq nga faqja.

Ndryshe, kundër këtij veprimi ka dal edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka kritikuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, për mbështetjen e shprehur për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Një autogol i SHBA’së në Kosovë me dimension historik”, ka vlerësuar Von Cramon.“Si mundeni ju, një ambasador, të gëzoheni të shihni rrëzimin e një qeverie funksionale gjatë pandemisë së koronavirusit?”, e ka pyetur eurodeputetja gjermane, ambasadorin amerikan, ka shkruar Viola Van Cramon në Twitter.

src=”https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2020/03/auto_90604043_533847867538173_5030084011368644608_n1585129008.jpg” alt=”” width=”900″ height=”1946″ class=”alignnone size-full wp-image-966702″ />

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera