Lajme

Qytetarët rrahen me grushta për ndihmat në Shqipëri (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 13 December 2019

Ndarja e pakove me ndihma për tërmetin ka rezultuar fatale për fshatin Qafzezë të Korçës.

Gjatë ndarjes së pakove me ndihma në këtë vend banorët janë zënë me kryeplakun e madje situata ka eskaluar edhe në rrahje.

Disa prej banorëve i kanë kërkuar llogari kryeplakut se përse nuk ka përfshirë edhe emrat e tyre në listën e personave që do të përfitonin nga ndihmat e dërguara nga myftinia e Korçës, përcjell abcneës.

-Advertisement-

Pas kësaj, banorët kanë tentuar të marrin vetë ç’kanë gjetur aty duke shkaktuar edhe sherr mes të pranishmëve.

Në videon  e publikuar nga ABC news shihet se sherri ka qenë i ashpër ku disa prej banorëve kanë shkëmbyer grushte me njëri-tjetrin duke pësuar edhe dëmtime fizike./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera