Lajme

Qytetarët nga nesër duhet të prezantojnë dëshminë për vaksinim për të përdorur transportin publik dhe privat

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 05 December 2021

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi prezantoi sot masat e reja anti-COVID.

Latifi me këtë rast bëri të ditur se qytetarët duhet të paraqesin dëshminë se janë të vaksinuar, apo testin negativ të COVID-19 nëse duan të shfrytëzojnë transportin publik dhe privat.

Këto dëshmi, do të vazhdojnë të kërkohen edhe në gastronomi e qendra tregtare.

-Advertisement-

“Për të evituar mbingarkesën spitalore, mbylljen e shkollave dhe të ekonomisë, punonjësve të institucionet publike dhe private, udhëtarët që shërbehen me transport publik dhe privat, nxënësit dhe studentët, shfrytëzuesit e qendrave tregtare dhe gastronomisë, do t’u kërkohen dëshmitë si vaksinimi i plotë dhe i pjesshëm, bashkë me të rezultatin negativ të PCR”, ka thënë ai.

Mbajtja e maskës do të vazhdojë të mbetet obligative, ndërsa kufizimi i qarkullimit vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 5 të mëngjesit. Me përjashtim të rasteve të caktuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera